AKTUALITET

EMRI/ Luksemburgu e ka futur në ‘listën e zezë’, por Policia e Shkodrës e lë të lirë, ja arsyeja ‘e fortë’

10:47 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka lënë të lirë Edinjo Pulti, i kërkuar nga Europol për plagosje me thikë e trafik armësh.  Mësohet se pas verifikimeve nga policia shqiptare, ka rezultuar se Pulti ka qenë i pastër në Shqipëri dhe në mungesë të një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, ai është lënë i lirë.




Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Kush është Edinjo Pulti:

Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.

Akuzat ndaj shqiptarit në Luksemburg:

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.