LAJMI I FUNDIT

A është takuar me Zoton, Mërtirin e Gugalljan? Ja si përgjigjet kreu i bashkisë Fier në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

19:34 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi po dëshmon mbrëmjen e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.




I pyetur nga zonja Tabaku nëse është takuar me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin apo Stela Gugalljan, Subashi pohoi një takim me Zoton për të diskutuar ccështjen e depozitimit të mbetjeve.

“Kam pasur komunikim 2 ose 3 herë me Klodian Zoton kur filluam të depozitonim mbetjet në impiant. Kemi bërë disa biseda së bashku me persona të tjerë si do të shkojnë mbetejet, oraret e hapjes se impiantit.

 

 

Cupi: A mundet të na e provoni me një dokument se në ccfarë cilësie ke qenë në SPAK?

Subashi: Ky është fakt I njohur. Atje nuk kemi marrë ndonjë dokument. deklarimi im është mbajtur nga rokurorët.

Cupi: Ka patur një tendencë për mos marrë përsipër asnjë institucion monitorimin e kontratave. Keni patur përgjegjësi për zbatimin e kontratës?

Subashi: Nuk e mbaj mend saktë por di që ka ardhur një shkresë nga miistria ku na kanë kërkuar 2 përfaqësues.

Cupi: Është paguar konccensionari pa filluar punimet?

Subashi: Nuk e di këtë fakt

Cupi: A ka pëfunduar kontrata konccensionare?

Subashi: Me informacionet që kam ka mbetur shumë pak që konrtata të quhet e përfunduar. I gjithë imianti do të jetë gati shumë shpejt, në përqindje a lek nu mund ta them.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.