BOTA

Hetoi korrupsionin e politikanëve me pushtet, ekzekutohet me breshëri plumbash gazetari

10:05 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gazetar tuk është ekzekutuar në ambientet e jashtme të medias ku punonte. Gungor Arslan, drejtori dhe kryeredaktori i së përditshmes lokale Ses Kocaeli (Zëri i Kocaelit) u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të pa identifikuar.




Erol Onderoglu, përfaqësuesi turk i grupit të të drejtave të medias me bazë në Paris, Reporterët pa Kufij (RSF) i tha AFP se Arslan kishte hetuar korrupsionin në qytet.

Duke dënuar vrasjen, ai bëri thirrje që personat përgjegjës të identifikohen dhe të ndëshkohen në masën e plotë të ligjit.

Siç bëjnë të ditur mediat, në dy edicionet e fundit të Ses Kocaeli, Arslan kishte akuzuar kryetarin e qytetit, një anëtar i partisë në pushtet AKP, për dhënien e kontratave grupeve të afërta me partinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.