LAJMI I FUNDIT

Inceneratorët/ Monika Kryemadhi: Inkurajoj SPAK të hetojë pa humbur kohë! Loja politike qeveri-opozitë nuk duhet të deformojë drejtësinë e re

19:18 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi inkurajon Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet pa humbur kohë në lidhje me aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.




Përmes një postimi në facebook Kryemadhi atakon Komisionin Hetimor për Inceneratorët, duke thënë se lidhja mes qeverisë dhe opozitës nuk duhet të deformojë drejtësinë e re.

Ajo shton se puna në komisionin hetimor ngjan si një vazhdim i marrëveshjes së 17 majit mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama për të bashkëqeverisur.

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan Kryemadhi në facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.