LAJMI I FUNDIT

“Koncensionari i Tiranës shkel kontratën”/ PD denoncon: Si pranoi mbetje inceneratori pa miratimin e institucionit kontraktues! Ministrja Balluku bën sehir

19:35 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka denoncuar një kontratë konçensionare për inceneratorin e Tiranës. Sipas selisë blu, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga Bashkia e Durrësit pa miratim paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.




Këshilltari Ligjor i Grupit të PD-së, Marash Logu me anë të një postimi në Facebook thotë se në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Postimi i Marash Logut në Facebook:

Në kundërshtim me kontratën konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Njësia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

Në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së). ‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.