AKTUALITET

NATO reagon pas vendimit të Putin: ‘Gërryen’ përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit! Pretekst për të pushtuar Ukrainën

21:57 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e republikave separatiste. Stoltenberg u shpreh se kjo cenon integritetin territorial të Ukrainës dhe ‘gërryen’ përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit. Ai theksoi edhe njëherë se Rusia po përpiet të gjejë një pretekst për të pushtuar Ukrainën.




“Unë dënoj vendimin e Rusisë për njohjen për të vetëshpallurat “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë”, tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.