LAJMI I FUNDIT

“Nuk i njoh Zoton e Mërtirin”/ Balluku: S’kam marrë mbështetje financiare nga subjektet që kam konflikt interesi! Tabaku: Ta bënit më parë këtë koment të qeshnin edhe socialistët

18:39 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk ka pasur dhe nuk ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin apo Stela Gugalljan.




E pyetur nëse ka marrë ndonjë mbështetje financiare nga kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Balluku shprehet se nuk ka marrë asgjë nga subjektet që është në konflikt interesi për shkak të detyrës.

Me ironi, kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku tha se këtë koment duhet ta bënte më parë që të buzëqeshnin dhe kolegët e PS-së.

Këlliçi: Ju personalisht, si ministre, jeni në kontakt me zotin Mirel Mërtirin, Klodian Zoton apo Stela Gugalljan dhe a keni pasur kontakt sëfundmi?

Balluku: Së fundmi prezumon se dikur i kam pasur njohje. I dashur Belind, jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar sëfundmi, por unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk i kam njohur ndonjëherë dhe si kam parë as në foto. Pyetja nëse i kam takuar sëfundmi, bie, nuk i njoh dhe nuk i kam njohur më parë dhe si kam takuar së fundmi.

Këlliçi: Një pyetje të fundit, a keni zhvilluar ndonjë takim elektoral brenda landfillit të Sharrës, dhe a keni marrë ndonjë suport nga koncensionari i Tiranës.

Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes të futem në landfillin e Sharrës duke qenë se do isha në konflikt interesi, dhe ti më ndjek këmba këmbës. Sigurisht, kjo ishte për mbyllje. Nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare nga ndonjë subjekt me të cilin mund të kem konflikt interesi për shkak të detyrës dhe këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë.

Tabaku: Ta kishe bërë këtë koment pak më parë që të qeshnin dhe disa kolegë socialistë që nuk i kishte qeshur buza deri më sot. Jam i shqetësuar se lidhet dhe me shëndetin mendor të socialistëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.