AKTUALITET

Posti i ri si ambasadore “bën bashkë” ish-ministret e Berishës dhe Ramës

21:48 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të hënën Eglantina Gjermenin në postin e ambasadores së Shqipërisë në OSBE, duke zëvendësuar kështu Igli Hasanin i cili la detyrën në fund të vitit të kaluar.




Nisur nga kjo, ish ministrja e Integrimit gjatë kohës që Sali Berishës, Majlinda Bregu ka publikuar një fotografi në faqen e saj në Facebook ku ndodhet krah Gjermenit, ish ministre e Cështjeve Sociale në kabinetin e Edi Ramës.

Njohja mes tyre ka qenë e hershme në Fakultetin e Shkencave Sociale përpara se t’i futeshin politikës.

“Meqë këtu më përcollët me surpriza mua, tani prit surprizën e përcjelles sime Tina”, shkruan Bregu, e cila rrit dyshimet që fotografia mund të jetë e kohës kur ish ministrja e Integrimit mori detyrën si sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.