LAJMI I FUNDIT

Pritet dëshmia e administratores së Inceneratorit të Tiranës/ Në rast mosparaqitje rrezikon shoqërimin nga policia.

10:28 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot është mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Në listën e dëshmitarëve e para pritet që të ridëshmojë Administratorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra.




Kjo është hera e dytë që znj. Kodra thirret të japë dëshminë Komisionin Hetimor pas dëshmisë së saj të parë dhënë me Datë 14.02.2022.

Dhe rithirrjes së saj ditën e premte në Datë 18.02.2022, por që sikurse u deklarua në mbledhjen e kaluar, Posta Speciale e Kuvendit nuk ka arritur ta gjejë dëshmitaren pasi ajo nuk është gjetur në Inceneratoritn e Tiranës dhe as në kontaktet e lëna.

Pas afatit 48 orë, lënë nga thirrja e fundit, kjo e sotmja është thirrja e tretë e dëshmitares.

Në rast mosparaqitje në komision për të dhënë dëshminë e saj, sipas ligjit, lind e drejta e shoqërimit me forcë nga Policia e Shtetit, po kështu Komisioni Hetimor ka te gjithë tagrin e një procesi penal.

Kujtojmë që në të parën dëshmi, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka njohur znj. Kodra se në rast dëshmie të rremë dënohet me 6 vite heqje lirie.

Ndërkohë që gjatë dëshmisë së mëhershme administratorja është shprehur se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.

Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, zonja Kodra ka deklaruar se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, pa dhënë shifrën e kredisë së marrë pasi nuk  i kujtoheshin.

Ndërkohë që kryetarja e komisionit e ka vënë përpara fakteve ku rezulton se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetëm.

Po gjatë marrjes në pyetjes administratorja e kompanisë  zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut dhe se nuk mbante mend takimin e fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.