LAJMI I FUNDIT

“Pusho, se do të të nxjerr jashtë”/ Plas në Komisionin Hetimor, debate të forta mes Tabakut dhe Felajt

11:14 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate të forta dhe replika e kanë shoqëruar nisjen e punimeve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, pas lajmit se anëtarët e PS do të kallëzojnë për ndjekje penale kryetaren Jorida Tabaku, për takimin që ka zhvilluar këtë të hënë me kreun e SPAK Arben Kraja.




Për shkak të replikave dhe toneve të tensionuara, Tabaku paralajmëroi shërbimet e Kuvendit që ta nxjerrin jashtë komisionit Ermonela Felajn nëse “do vijojë në rast tjetër me sjellje jo etike”.

REPLIKAT MES PALËVE:

Ermonela Felaj: SPAK të nisë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj Tabakut, që unë e di do marrë fjalën pas meje e do vijojë të bëjë retorikën si luftëtarja më e ethshme e drejtësisë por duhet të kutoni që po shkel ligjin pikë për pikë e po e bën kete si personi më karrierist që është parë ndonëj herë në Kuvend.

Jorida Tabaku: Zonja Felaj, që paskeni ardhur e qetë pas pushimeve të një jave. Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është. Nuk ishte një javë se zv kryetari i komisonit. Pusho të flas se do marr masa do të përjashtoj nga komisioni pusho, me qetësi, me qetësi të lutem. I kërkoj shërbimeve të Kuvendit në rast tjetër kur Felaj do vijojë këtë sjeljje jo etike nen kryetarja e Kuvendit, do marre masa ta largojë nga Komisioni. Për gjithë të interesuarit, Felaj nuk ishte javë ne kaluar, Arben Pëllumbi tha ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq me keta dëshmitarë kemi nevojë për opinion nga SPAK ky komision diskutoi dhe unë në cilësine e kryetares organizova një takim bazuar mbi sugjerimet e kolegëve javën e kaluar.

Jorida Tabaku: Më lë të përfundoj

Antoneta Dhima: Mos manipuloni

Ermonela Felaj: Po gënjeni publikisht

Jorida Tabaku: Je duke prishur komisionin hetimor. Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar si zonjat bëjnë politikë. Nuk ma humb dot durimin mua. Ju kërkoj ndjesë ne emër të zonjës Felaj. Unë nuk e ndërpreva zonjën Felaj. Është e pakonceptueshme sesi një zonjë sillet kështu. Të lutëm a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho, je duke prishur mbledhjen. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me fuqi të plota në këtë komision.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.