AKTUALITET

Rikthehet acari/ Flet meteorologu: Ja si do të jetë moti ditët në vijim, javën e ardhshme temperaturat zbresin në minus

10:19 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meteorologu Hakil Osmani tha se kjo javë pritet të shoqërohet me reshje shiu, ku ditën e nesërme do të ketë edhe rrebeshe e mini-stuhi. Në një lidhje me “Skype” për News24, meteorologu u shpreh se e gjithë kjo javë do të jetë me vranësira.




Sipas Osmanit, java e ardhshme pritet të sjellë dhe një rënie temperaturash në minus 3-4 gradë, ku në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e reshjeve të shpeshta. Ndërsa zonat jugore mbeten kryesisht me mot të vranët, por reshjet do të jenë më të pakta. Sa i përket ditës së martë, do të kemi prezencë më të dukshme të reshjeve, edhe në formën e rrebesheve, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të dëborës. Nga e mërkura do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Do të vijojë ky mot edhe të enjten, të premten e të shtunën, ndërsa e diel pritet të sjellë kthjellime. Javën që vjen pritet të zbresin temperaturat në minus 3-4 gradë, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje të vlerave. Sa i përket ditës së nesërme, priten reshje në sasi të pakta, herë pas here do të ketë rrebeshe, por jo problematike. Në zonat bregdetare do ketë probleme, pasi reshjet do të shoqërohen dhe me mini-stuhi afatshkurtra”, tha meteorologu Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.