LAJMI I FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikon videon: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër. Rama-Doshi, bashkëpunim i pandërprerë

21:40 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar të hënën një video në rrjetet sociale, ku pretendon se Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër.




Përmes Facebook, Bardhi thotë se Rama dhe Doshi kanë një bashkëpunim të pandërprerë.

POSTIMI I BARDHIT:

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.