AKTUALITET

Shkatërruan dhe hodhën shkëmbinjtë nga muret e Kalasë së Lezhës, Policia identifikon autorët: I pengonin se po luanin me top!

10:35 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ndaluar 4 të mitur, si autorë, të cilët dyshohet dy ditë më parë kanë dhunuar Kalanë e Lezhës.




Sipas bluve të Lezhës, të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur me top, ndërsa së fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat.

Katër t’i miturit nga mosha 13 deri në moshën 15 vjeç, ka pritur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri dhe kanë shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.

Të miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani të psikologut dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu mësohet se të miturit kishin filmuar njëri – tjetrin duke dëmtuar kalanë dhe videot ia ka gjetur policia në telefon.

Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni, thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shpreson që ngjarja të zbardhet sa më parë.

“Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë, por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë mbi zyrën e informacionit, e cila është me konstrukt prej druri. Siç e shikoni është shkatërruar thuajse plotësisht përfshië dhe dokumentacionin që kemi pasur brenda. Kemi njoftuar Policinë dhe kanë ardhur e kryer veprimet, duke administruar një sërë provash të gjetura. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe autoret të vihen para drejtësisë. Raste të tilla kemi pasur edhe më parë, por jo në përmasa të kësaj natyre. Herët e tjera janë vjedhur ndriçuesit e kabullit, si dhe janë dëmtuar stolat. Për fat të keq, kalaja nuk ka roje natën e po ashtu as kamera sigurie dhe është në errësirë të plotë”, thotë Margjoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.