LAJMI I FUNDIT

Vrasja e shitësit në Kamëz- Gjykata e Apelit dënon maksimalisht njërin prej autorëve

15:37 - 21.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit në Tiranë kë dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin. Ky i fundit së bashku me Ruzhdi Hodën vranë shitësin Agim Buçi në dyqanin e tij në Kamëz, disa vite më parë.




Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar përfundimisht dhe bashkëpunëtorin e tij Ruzhdi Hoda me 26 vite burg.

Ngjarja kjo e ndodhur në prill të vitit 2018. Sipas hetimeve, Vladimir Kurti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Agim Buci.

Gjithashtu u plagos rëndë edhe bashkëshortja e tij, Rita Buci në tentativë për të larguar autorët e grabitjes.  I pranishëm në biznesin e familjes Buci ishte edhe djali i mitur 6 vjeçar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.