LAJMI I FUNDIT

Akuza nga PD: Kandidati i Shtëpisë së Lirisë i dënuar për vjedhje në Angli, të përjashtohet!

10:35 - 22.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë ditën e sotme ku kërkon përjashtimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Elton Banos nga kandidimi për Lushnjë. Sipas PD-së Bano ka qenë i dënuar për vjedhje në Itali nga viti 1998 deri në vitin 2000.




“Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.
“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta” thuhet në njoftimin për mediat nga PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.