LAJMI I FUNDIT

“Çfarë shkruan Tabaku për mua, oj nëna ime”/ Debati për statuset në Facebook krijon ilaritet në komision, Ahmetaj: Për Zotin, nuk ju kam shkruar

00:05 - 22.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati për inceneratorët në Komisionin Hetimor, ka devijuar në replika për angazhimin e përfaqësuesëve politikë në rrjetin social Facebook.




Në cilësinë e dëshmitarit në komision, Arben Ahmetaj deklaroi se kryetarja Jorida Tabaku shkruan në llogarinë e saj shumë akuza, që sipas zëvendëskryeministrit janë politike, por jo të vërteta.

Tabaku deklaroi se për një status Facebook-u, Ahmetaj ka kthyer përgjigje.

Ahmetaj: Shteti, qeveria, ministri flasin me shkresa. Të lexoj unë Facebookun e zonjës Tabaku, oj nëna ime. Nuk e ke idenë, ajo nuk e ka me të vërtetë por politikisht e di unë.

Tabaku: Për një status Facebooku më keni kthyer përgjigje

Ahmetaj: Për zotin, unë ju them… zonja Tabaku ju them me përgjegjësi zyrtare se nuk ju kam shkruar në Facebook.

Tabaku: Unë kam bërë një status për ju, Arben Ahmetaj ka replikuar ka bërë një status për 1001 të zezat që kam thënë.

Ahmetaj: Në parlament.

Tabaku: Ti ke firmosur për kontratën

Ahmetaj: Unë çmontova 19 të pavërteta këtu ti më thua.

Tabaku: Asgjë ske çmontuar, në mendjen tënde, në realitetin tjetër si Edi Rama po.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.