LAJMI I FUNDIT

“E qeshura nuk është kurrë arrogancë, të zbut humorin”, Gjiknuri: E keni kthyer në një eksperiment filmi! Tabaku: Shoku juaj i klasës përfundoi në burg…

21:00 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka pasur një debat me kryetaren e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku gjatë mbledhjes së zhvilluar lidhur me aferën e inceneratorëve.




Gjiknuri e ka cilësuar Komisionin si një eksperiment filmi që realizohet mes shokësh, ku disa bëjnë rolin e rojës së burgut, por këtu nuk ka munguar ndërhyrja e Tabakut e cila theksoi se një nga shokët tashmë , ai e ka në burg.

Më tej gjatë fjalës së tij Gjiknuri shtoi se gjatë detyrës së tij i ka kryer të gjitha detyrimet që ka pasur kontrata kontrate.

Pjesë nga diskutimi:

 

 

Tabaku: Si ish-ministër a ndjeni përgjegjësi që paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale?

Gjiknuri: Këtu do të përgjigjem si sekretar i PS. Çdo koment i yti politik është jashtë kontekstit.

Tabaku: Kanë bërë auto-pagesa për veten e vet dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë, ndërkohë që janë miratuar nga institucioni juaja?

Gjiknuri: Nuk ka asnjë konflikt interesi. Për të gjitha pretendimet e tjera nuk është i aftë ky Komision të hetojë, nuk jeni në gjendje të hetoni. Ju më ngjani me një eksperiment te nje filmi ku merreshin kolegët me shokët e klasës , disa bënin rojën e burgut…

Tabaku: Shoku jot i klasës përfundoi në burg, Klodian Zoto.

Felaj: Keni pasur mundësi 1 vit të ndiqni zbatimin e këtyre kontratave, cili nga inceneratorët keni vizituar dhe çfarë keni konstatuar?

Gjiknuri: Kam kryer vizitë në inceneratorin e Elbasanit, aty kam takuar dhe Zoton që më ka shpjeguar lidhur me proceset…

Felaj: Inceneratorin e Fierit keni pasur rast ta ndiqni?

Gjiknuri: Kam pasur rastin të shoh landfillin e Tiranës, pashë që kishte ndryshim nga gjendja që kam pasur vite ta vizitoj nga arsye krejt rastësore…

Felaj: Unë dua të them se retorika që po prodhohet këtu është e pabazë.

Boçi: Vetëm sjellja nuk të shkon ty, unë të dalloj që je Ermonela. Pyetja për zotin Gjiknuri është: Veliaj tha se koncesion është vetëm Tirana, nga Balluku, dhe Ahmetaj kemi dëgjuar gjera të tjera. Nga pikëpamja juaj kush është koncesion?

Gjiknuri: Kjo nuk ka lidhje me dëshminë time. Koncesioni është term për të thjeshtuar më shumë mënyrën e komunikimit, sepse janë të gjitha të natyrës partneritet publik privat. Ky është një debat i karakterit teorik-juridik, shikoni ligjin…

Boçi: Në lidhje me debatin për kontratën 25 vjeçare? Në bazë të kujt kontratë është bërë licencimi?

Gjiknuri: ERE e ka marrë në bazë të drejtës së saj që licencon prodhuesit e energjisë, e ka marrë në bazë të ligjit dhe kontratës…

Boçi: Në bazë kujt vendimi?

Gjiknuri: Drejtohuni ERE-s dhe merrni përgjigjen e saktë. Nuk di çfarë interesi ka kjo…

Boçi: Kontrata 25-vjeçare sepse janë vendimet e institucioneve?

Gjiknuri: I dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme. Nuk e kuptoj se kush është problemi këtu. Ju keni hall tek interpretimi se kush e ka bërë punën më mirë…

Tabaku: Unë e kam shumë të qartë që është dhënë një leje në kundërshtim me ligjin, ju keni interpretim tjetër ne kemi interpretim tjetër…

Gjiknuri: Me duket se pyetjet i keni ndarë në brava dhe anti-brava

Tabako: Kjo kapardisje më duket një arrogancë. T’i kthehemi seriozitetit të Komisionit

Gjiknuri: E qeshura nuk është kurrë arrogancë, të zbut humorin…Gjatë detyrës time kam kryer të gjitha detyrimet e saj kontrate. Asnjë nuk ka dalë të thotë se Gjiknuri ka shkel këtë nen të kontratës… Këshilli i Ministrave ka përcaktuar metodologjinë sepse ligji nuk i jep të drejtë të përcaktojë çmime…

Boçi: Shqetësimi ynë është për paratë e publikut…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.