AKTUALITET

Gjykata anuloi zgjedhjet e 2 marsit, Braçe: Ligji duhet të bjerë mbi Dukën

19:19 - 22.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar përsa i përket vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe të gjitha vendimeve nga ana e FSHF-së dhe pezullimit të zgjedhjeve të 2 marsit deri në përfundimin e hetimeve. Ai shkruan në një postim në Facebook se Armand Duka nuk mund t’i shpëtojë më dot drejtësisë pasi gjykata e Berishës dhe Metës nuk është më për ta mbrojtur.




“Armand Duka dhe sistemi i tij po del jashtë ligji! Më në fund! Edhe pse paraqitet rregullisht në dyert e një gjykate, Armand Duka po thekson me forcë se nuk do zbatoj vendimet e gjykatës! Sipas tij  sistemi i tij, është një mostër që nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe sistemin e saj ligjor, të drejtësisë civile, të drejtësisë penale! Për herë të parë, deri tani, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk i ofrojnë dot gjykatat e tyre për të dhe sistemin e tij dhe kjo po e nxjerrë nga mendtë, po e shtyn në një krim edhe më të rëndë.

Gjykata ka pezulluar zgjedhjet për presidentin e FSHF, por Armand Duka thotë se do i mbaj ato në 2 mars! Duke theksuar me forcë se nuk njeh vendimin e gjykatës! Edhe pse përdor simbolet e këtij vendi, madje edhe duke i zhgërryer në mejhane ti këtu, Armand Duka ka vendosur FSHF në një tjetër juridiksion-atë të CAS në Lozanë, Zvicër.

Po si kështu?

A e mbani mend që CAS ka dhënë një vendim të rendë për futbollin e pistë të tij e shokëve të tij? Po a e mbani mend se nuk ka asnjë, zero, asnjë vendim të tij për ta pranuar, zbatuar vendimin e CAS për futbollin e pistë të tij?!

Armand Duka nuk ka lidhje me drejtësinë, as këtu e as në Lozanë! Sistemi i tij është tërësisht jashtë ligjit! Ligji duhet tashmë të bjerë mbi të!

Moszbatimi i urdhërimit të gjykatës është krim penal! Krimi penal hetohet, gjykohet, ndëshkohet dhe duhet të ndodh tani! Në këtë vend nuk ka asnjë institucion apo individ që nuk njeh e i nënshtrohet, sistemit ligjor e të drejtësisë këtu! Ky që po e bën, duhet të marrë përgjigje ligjore!”, shkruan Braçe.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani ka pranuar kërkesën e Akademisë së Futbollit ‘Albanët’, duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.

Ndersa me një vendim të datës 17 shkurt përmes vendim të gjyqtares Fida Osmani Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, janë pezulluar të gjitha vendimet e marra deri më tani në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.