LAJMI I FUNDIT

Komisioni për Inceneratorët/ Gjiknuri: Nuk kam pasur udhëtime private me Mërtirin e Zoton! Tabaku: Gazmend Bardhi do çojë në gjykatë prova për këtë çështje

19:05 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i mohon akuzat se ka udhëtuar privatisht me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.




Gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi do të çojë në gjykatë prova që dëshmojnë udhëtimet private të Damian Gjiknurit.

Damian Gjiknuri: Nuk kam kryer asnjë udhëtim privat me asnjë person në fjalë (Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton). Kam bërë vizita zyrtare për datat e deklarauara nga z. Bardhi. Ajo që kemi nxjerrë sot në facebook ka një listë aty me emra me disa të dhëna qe s’ka as datë, asgjë unë s’e marr të mirëqenë. Jam në Gjykatën e Tiranës duke ndjekur padinë për shipifje ndaj z. Bardhdi në lidhje me deklarimet që u bënë se unë kam shtëpi në Maltë, që unë kam udhëtuar në Maltë me çarter privat.

Jorida Tabaku: z. Bardhi që po e ndjek këtë seancë me shumë interes si shumë qytetarë të tjerë më thotë që në Parlament z. Gjiknuri ka thënë që e ke pasur shok në shkollë, kështu që e njoh më shumë se ajo që deklaeroi në Komision më ka nisur edhe një link të diskutimit që keni pasur me z. Bardhi, dhe më thotë se do çojë në gjykatë edhe një provë që ju keni udhëtuar me të njëjtën makinë me to, sepse ndodh që mund të jetë në avion, nëse keni dëshirë të dhënat e TIMS janë tuajat por ky Komision mund t’I administrojë si  prova, kjo ëhstë në dëshirën tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.