BOTA

Kriza Rusi-Ukrainë, Vuçiç: Do të dënoj njohjen e rajoneve separatiste kur Zelenskiy të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

19:09 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.




“Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, tha Vuçiç gjatë vizitës në Monako.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura.

Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars 1999.

 

 

Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë.

Ndryshe, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dënuar vendimin e Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Vetëm lideri serb i Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, nuk e ka dënuar këtë veprim të Rusisë dhe ka thënë se shteti i tij duhet të qëndrojë neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.