LAJMI I FUNDIT

Kryeministri Rama ironizon kandidatët e Berishës e Bashës: Njëri ka dalë nga vareja, tjetri nga brava! Ja pse është i rëndësishëm projekti për portin e Durrësit

19:47 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatët për bashkinë e Durrësit t ëish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha.




Gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës, kreu i qeverisë thotë me batutë se një nga kandidatët ka dalë nga vareja, ndërsa një nga brava.

Sipas Ramës, alternativa më e mirë për të vijuar punët në Bashkinë e Durrësit, është Emirjana Sako. Kryeministri ka renditur dhe disa prej të mirave që do të sjellë ndërtimi i portit të ri të Durrësit.

“Ne kemi bërë një takim në Durrës përpara disa kohësh me bërthamën e të rinjve, dhe disa prej fytyrave që kam parë atë pasdite, i shoh përsëri. Më vjen mirë që jeni këtu, në këtë moment kur sëbashku me Ditmirin kemi ardhur të themi dy fjalë me ju,. Kemi ardhur t’i japim besimin edhe Anit. Ditmiri tha disa fjalë për politikën, dhe unë dua të bëj një ilustrim. Sepse gjithmonë është rreziku kur flet për politikën, pasi njerëzit kanë tendencën t’i dëgjojnë me skepticizëm. Sot është një mundësi ta ilustrojmë mundësinë e politikës, dobinë e saj, dhe mundësinë që u japin njerëzit, me faktin q ënë 6 mars do bëjnë një zgjedhje. Do bëjnë një zgjedhje mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar s ii ri që ka njerzillëkun dhe modestinë të qëndrojë afër njerëzve. Një nënë e re, e cila ka vendosur ta kryejë pjesën active këtu në Durrës me dy të tjerë që nuk i njoh, por që janë dy burra. Dy burra që i ka pjellë një sherr. Njëri ka dalë nga bishti i varesë, tjetri nga bishti i bravës. Është e gjatë rruga për t’i rënë andej. Zgjedhja është e qartë, por pse është e rëndësishme. Sepse me Anin ne do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur.

Unë jam deputet i Durrësit, dhe kam dëshirë që të bëjë sëbashku me Anin dhe të tjerët çdo gjë që është e mundur, të marrë një hov të ri. Jemi duke punuar. Sot që flasim, po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Durrësin dhe Shqipërinë. Porti i ri turistik. Ndër më të mëdhenjt në mos më i madhi në mesdhe. Në një pikë që është aty port prej shumë shekujsh. Në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që romakët ndërtuan jashtë Romës. Nuk është më e mundur të kryejë funksionin në krahasim me ambicien e zgjerimit. Falë kësaj marrëveshje, po punojmë për portin e ri tregtar të Durrësit. Nga një port i vjetër shumë i padëshirueshëm nga tregtarët detare, të kthehet në një qytet me dy, një port turistik, të një niveli më të lartë të kategorisë së parë. Dhe një port të ri tregtar që të mbulojë nevojat.

Nëse njeriu thotë se mua nuk më intereson politika, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe vareja, edhe brava, e kanë me portin. Njëri thotë do i vëmë varenë e njëri bravën. Njëri do i vëjë bravën investimit për të parë se çfarë kalon nga vrima para se të kalojë bravën. Kjo e ndan vota. Nuk do votosh më të mirën. Është votë për qytetin. Imagjinoni Durrësin të mbushur me vajza e djem që vijnë nga anët e botës, me një nivel turizmi më të lartë” – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.