BOTA

“Ky është fillimi i një pushtimi të Ukrainës”/ Biden paralajmëron sanksione të rënda për Rusinë: Do t’i përgjigjemi me çdo mjet , por shpresoj që…

20:52 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Joe Biden foli mbremjen e sotme për situatën e Rusisë dhe Ukrainës, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët, do të shpallin sanksione të reja të rënda dhe kontrolle të eksporteve kundër Rusisë në përgjigje të vendimit të Moskës për të njohur dy rajone separatiste.




Presidenti amerikan Biden i përshkroi ngjarjet që po ndodhin tani në Ukrainë si “fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës”, ndërsa ai zbuloi sanksione të reja të ashpra për të ndëshkuar Moskën.

“Unë do të filloj të vendos sanksione si përgjigje, shumë përtej hapave që ne dhe aleatët dhe partnerët tanë zbatuam në 2014. Dhe nëse Rusia shkon më tej me këtë pushtim, ne jemi të përgatitur të shkojmë më tej si me sanksionet,” tha Biden.

Përshkrimi i Biden-it për një pushtim rus në Ukrainë rrit menjëherë rrezikun për përgjigjen e tij. Ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë zotuar të imponojnë pasoja të rënda ekonomike nëse trupat ruse kalojnë në Ukrainë, duke përfshirë anëtarët e rrethit të brendshëm të Putinit dhe institucionet financiare ruse.

 

 

Por Biden pret gjithashtu të rezervojë disa nga masat e tij më të ashpra, duke shpresuar t’i përdorë ato nëse Putini kryen llojin e sulmit të përgjakshëm dhe të vazhdueshëm që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej javësh.

Administrata filloi t’i përshkruante ngjarjet në Ukrainën lindore si një “pushtim” më herët të martën pasi vlerësoi situatën në terren atje, sipas zyrtarëve të administratës.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të jepte inteligjencë specifike që mund të shpjegonte më tej ndryshimin e tonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.