LAJMI I FUNDIT

“Në vendin tonë nuk ka pasur kurrë drejtësi!”- Rama: Reforma nuk është perfekte, ka pasur gabime, por ka nxjerrë nga sistemi një llum shumë të madh

18:17 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarë në Durrës në kuadër të programit të Këshillimit Kombëtar, u ndal dhe te reforma në drejtësi. Shefi i ekzekutivit u shpreh se reforma në drejtësi nuk është perfekte, ka pasur dhe gabime, por ka mundur të nxjerrë nga sistemi një llum shumë të madh.




Gjithashtu ai u ndal dhe te pyetja drejtuar shqiptarëve në programin e Këshillimit Kombëtar në lidhje me pezullim nga detyra të gjyqtarëve që kanë marrë vendime të diskutueshme gjatë kohës që janë në pritje të vetingut.

Rama u shpreh se kërkohet mendimi i qytetarëve nëse do të duhet të miratohet një ligj që pezullon gjyqtarët e llojit “kap ç’a të kapësh”, gjatë kohës që ata janë në pritje të  vetingut.

“Kjo temë prek një nerv shumë të ndjeshëm, pasi shumë njerëz ndihen të mërzitur me punët e drejtësisë. Ndihen të mërzitur pasi në momentin që vetingu mori formë u krijua një preceptim që kjo do të ndodhte të nesërmen. Mirë po këtu bëhet fjalë për të ngritur shtyllën kurrizore të një sistemi demokratik, në një vend ku nuk ka pasur kurrë drejtësi. Sistem drejtësi me kuptimin goxha të mirë ka pasur dhe në perandorinë otomane, por jo në periferitë e saj. Në vendin tonë nuk ka pasur kurrë drejtësi, Në komunizëm kishte një sistem drejtësie me kokë poshtë. Ndërsa në sistemet e drejtësisë perëndimore ka pasur gjykata që jepnin drejtësi kur ne nuk kemi pasur shtet fare.

Kjo do të kërkojë kohën e vetë, nuk bëhet sepse dua unë, por kjo kërkon kohën e vetë, vetingu po bën një punë që nuk u bë kurrë më parë duke nxjerrë nga sistemi një llum shumë të madh. Nuk është perfekt, me siguri bëhen gabime por ka nxjerr nga sistemi I drejtësisë një llum shumë të madh. Kush ka bërë krime e di vetë shumë mirë, kush ka marrë para për e di që do iki vetë shumë mirë dhe nuk pret vetingun, por deri në momentin që të dal në veting, kap ç’a të kapësh. Të gjithë jemi dëshmitarë të vendimeve që e kanë cënuar besimin te drejtësia. Ajo që ne kemi shkruar këtu, çështja është e thjeshtë, jo që të përjashtohen pa u hetuar, çështja është që deri në momentin që do të hetohen të mos ushtrojnë dot detyrën dhe të pezullohen nga të njëjtat institucione.

Por në momentin që t’i në sallë liron vrasësin e një polici, atëherë t’i nuk mund të vazhdosh të gjykosh, pa u pezulluar deri sa të sqarohet pse e bërë këtë gjë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.