LAJMI I FUNDIT

“Nuk kam asnjë përfitim ekonomik”, Gjiknuri 3 orë dëshmi për inceneratorët: Gara publike është mbret i gjithçkaje!

21:40 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri teksa po jep dëshminë e tij për rreth 3 orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, deklaroi se nuk ka marrë asnjë përfitim financiar nga këto kontrata.




Gjiknuri tha se gara të tilla janë publike dhe se sipas tij këto gara janë mbret i gjithçkaje.

“Nuk kam asnjë përfitim ekonomik. Janë gara publike. Gara është mbret i gjithçkaje. Nëse kam shkelje, atë e vërtetojnë dokumentet.”, tha Gjiknuri.

PJESË NGA DËSHMIA
Zhupa:
 Ju jeni bërë dhe autoritet kontraktor. E keni kërkuar vetë këtë gjë te zoti Rama për shkak të njohjeve?

 

 

Gjiknuri: Përmendët, dhe jeni e vetmja që i referoheni se ça ka dhënë një media. Unë e thash vetë se në fund të 207-ën kam bërë inspektim në inceneratorin e Elbasanit. Ato kontrata janë të nevojshme. E dashur zonja Zhupa ju respektoj se jeni e re, mundohuni të mësoni më shumë. Mos u merrni me deklarime. Hajde si zoti Bardhi, shkojmë në gjykatë.

Zhupa: Ju mund ta mohoni që keni qenë në një shtëpi në Maltë. Por ju nuk e mohoni. Zoti Mërtiri rezulton me adresë në Maltë. A keni ju për depozitimin e mbetjeve hidrokarbure të rrezikshme në Landfillin e Elbasanit? Pasi e keni pasur si përgjegjësi në ministrinë tuaj?

Tabaku: S’kam parë zyrtar publik që të qeshi kur akuzohet për afera korrupsioni.

Felaj: Do mbajmë të qeshurën tani…

Gjiknuri: Ju kërkoj ndjesë ndonjëherë për ilaritetin tim, por muskujt e mendjes nuk ta ofrojnë këtë.

Tabaku: E kuptoj se kur ke miq të tillë. Por dhe ne që kemi kaq nivel inteligjence, na respektoni.

Gjiknuri: Këtu bëhen sa pyetje që bëhen në raport me 6 vitet si ministër…

Tabaku: Të ishte në dëshirën time nuk do kisha qenë këtu. Kam lexuar kontratat dhe nuk mund të thoni se nuk e di kontratën.

Gjiknuri: Ju keni bërë një deklaratë false në emrin tim kur thatë; Zoti Gjiknuri ka nënshkruar kontratën për inceneratorin e Tiranës.

Zhupa: Ju dhatë këshilla jashtë sektorit dhe kur pyueteni për ato që kanë qenë kompetenca tuajat, si mbani mend, Por të jepni këshilla për energjinë, aty jepni mend.

Ajazi: Si ish-ministër i Energjetikës dhe i pranishëm në këto procese a ndihni mirë që keni kontributin tuaj në këto vepra madhore?

Gjiknuri: Ndihem mirë që kam kontribuuar në zhvillimin e vendit, Me kalimin e kohës, disa gjera mund të bëheshin më mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.