LAJMI I FUNDIT

“Nuk do t’i shpëtoni llogaridhënies”, Tabaku me deklaratë të fortë para dëshmisë së Veliajt, Agaçit, Gjiknurit dhe Bllakos

10:15 - 22.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, bën një deklaratë të fortë në prag të nisjes së mbledhjes së komisionit, ku sot do dëshmojnë të tjerë politikanë të lartë.




Tabaku shkruan në “Facebook” se shqiptarëve iu kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë, ndërsa qeveria mbron pronarët, që sipas deputetes, janë një kompani ofshore me tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri.

“Shqiptarëve u kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë ndërsa qeveria dhe mazhoranca e gjitha në mbrojtje të pronarëve. Kush janë ato? Një kompani offshore që publikisht ka tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri por që në realitet fsheh ish-ministra dhe qeveritarë të korruptuar. Nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies! #derinëfund #elbasan #vjedhje #progresreport #abuzime #mjedisi #albania #inceneratoret #fier #euwaste #tirana #shqiperia #wastemanagement”, shkruan Tabaku.

Ne oren 10.30 nis Komisioni Hetimor per inceneratoret ku jane thirrur te deshmojne:

– Erion Veliaj – Kryetar i Bashkise Tirane

– Engjell Agaci – Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise

– Damian Gjiknuri – Ish Minister i Energjitikes dhe Infrastruktures

– Alqi Bllako – Deputet i PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.