LAJMI I FUNDIT

Sherr në Komisionin Hetimor/ Tabaku dhe Veliaj përplasen për shkresat e inceneratorit të Tiranës

10:58 - 22.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga akuzat që i bëhen kryebashkiakut Erion Veliaj është se nuk ka pyetur Këshillin Bashkiak për miratimin e inceneratorit të Tiranës. Veliaj paraqiti në Komision dokumentin që tregonte vendimin për Këshillin Bashkiak. “Sapo provova se jam përgjigjur në emër të bashkisë dhe jo në emër të qarkut” u shpreh Veliaj, duke sjellë në komision edhe përgjigjen e kryebashkiakut të Kavajës të zgjedhur nga PD për të njëjtën çështje.




Veliaj tha se me këtë dokument që solli në Komision i kishte rrëzuar akuzat se kishte marrë kompetencat e qarkut për përgjigjen që kishte dhënë, ndërsa i kujtoi Jorida Tabakut se kishte fituar me të një gjyq për shpifje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.