BOTA

“Sot nuk ka më rregulla për stabilitet dhe siguri në Evropë”/ Ministri i Jashtëm francez anulon takimin me Lavrov: Sanksionet, nuk keni parë gjë akoma!

20:23 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian bëri thirrje për nevojën për të rindërtuar mekanizmin e sigurisë në Evropë, ndërsa ai dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell njoftuan paketën e parë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris të martën, pas vendimit të Moskës për njohin pavarësinë e dy republikave të shkëputura në Ukrainën lindore.




“Nuk ka më rregulla për stabilitet dhe siguri në Evropë sot,” tha Le Drian. “Mjetet, traktatet, aktet ligjore që deri më tani kanë siguruar stabilitet në Evropë janë të gjitha të vjetruara”.

Le Drian tha se paketa e fundit e sanksioneve është vetëm një hap i parë. BE do të vendosë më shumë sanksione nëse Rusia shkel më tej sovranitetin e Ukrainës.

“Ky është vetem hapi i pare, ka mjete te tjera qe jane si opsione per t’u marre ne konnsiderate, nuk keni pare asgje”

Ai njoftoi gjithashtu se takimi i tij me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i planifikuar fillimisht të premten në kryeqytetin francez, është anuluar për shkak të veprimeve të fundit të Rusisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.