LAJMI I FUNDIT

“Unë merakun tim si ministër e kam shprehur…”, Gjiknuri pyetet për procedurat e inceneratorit të Elbasanit: E them si urtësi nga eksperienca. Reagon Tabaku: Retorika s’ju ndihmon

19:29 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është pyetur sot mbi procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit. Ai theksoi para komisionit Hetimor teksa po merret në pyetje se në momentin ku ka pasur dyshime i ka shprehur ato në shkresa.




Ndërkohë, Tabaku i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk e ndihmon retorika në këtë rast.

PJESË NGA DËSHMIA
Bushati:
 E nisim me momentin kur ju involvoheni përveç pjesës si ministër që keni dhënë mendime. Keni qenë pro këtyre procedurave për 3 inceneratorët?

 

 

Gjiknuri: Do të doja që të më dëgjonit me vëmendje se cili është roli në atë kohë i Ministrisë së Energjetikës. Ministria e Energjetikës ka hyrë në këtë proces për shkak të një situate aksidentale si derivat që kishte kjo kontratë. Ccdo autoritet në ligjin e koncensioneve thotë; autoritet janë ministritë e ndryshme. Si ka hyrë ministria e Energjetikës këtu? për shkak të propozimit që ka ardhur nga Ministria e Mjedisit, ishte parashikuar që përveç trajtimit të mbetjeve, një nga produktet final të tyre është dhe prodhimi i energjisë, e cila ka vlerë ekonomike. Në momentin që ka vlerë ekonomike dhe do futet dhe një element, ministria e Financave, kërkon që të merret dhe një mendim nga Ministria e Energjetikës. Ministria ka dhënë një përgjigje korrekte për rolin e saj.

Bushati: Përzgjedhja e procedurës është e autoritetit kontraktor, ju dini ndonjë metodë tjetër mund të jepej përveç koncesionit?

Gjiknuri: Burimet e energjisë si rregull iniciohen nga burimet e energjisë. Ka dhe një ligj për kontratat që nuk janë objekt koncesioni. Ka dhe burime energjie që vijnë nga investitorë privat. Shell më ka ardhur njëherë në zyrë, dhe nëse ka gaz në Shpirag, ata diskutuan që të ndërtonin një burim dhe kërkonin të merrnin një leje, Qëllimi këtu nuk ka qenë të ndërtohet burimi i energjisë, po se si do të menaxhohen mbetjet urbane. Hiri që del nga djegia e depoziton në landfill.

Bushati: pse e votuat në këshillin e ministrave këtë procedurë?
Gjiknuri: Të gjitha që kam thënë aty, interesi jonë është reflektuar në kontratë nga autoriteti kontraktor. Burimi i energjisë është derivat. Ne kërkojmë që përmes zbatimit të legjislacionit, këto të monetizohen. Albtek është ndërmarrje e krijuar për këtë qëllim, që aksionet i kalojnë bashkive të qarkut Elbasan. Në kontratë ato janë refletuar. Unë merakun tim si ministër e kam shprehur aty. Ministria e ka marrë parasysh. Janë marrë parasysh komentet e mia..

Bushati: Mungesa e marrjes parasysh dhe mungesa e reflektimit në kontratë të sugjerimit, bën që sot që koncesioni i Elbasanit, impianti që prodhon energji, akoma mos të ketë çmim dhe mos të shesë energji.

Gjiknuri: Është e vërtetë kjo që tha zoti Agaçi. Asnjë nuk po flet ndryshe në marrjen e atij vendimi. Ministritë nuk janë si kompjuter me inteligjencë kriminale. Ne duhet të presim nga të gjitha isntiticionet që të japin imputet e tyre. Çdo letërkëmbim mes institucioneve i shërben punës. Duhet të kuptoni një gjë, e them si urtësi nga eksperienca.

Bushati: Nuk fiton vota me këtë…
Tabaku: Retorika nuk ju ndihmon

Për procedurë ndërhyn Felaj:
 Mos të ndërhyhet në çdo pyetje dëshmitarit. Sot do përgjigjet. Ka ardhur për këtë.
Gjiknuri: ERE nuk ka qenë në gjendje për shkak të kapacitetit. Ky impiant nuk mund të kishte një tarifë të miratuar nga ERE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.