LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/ Luan Hoti takim me mbështetësit në Durrës, Ervin Salianji: Demokratët të motivuar në përballje

18:24 - 22.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji, ka zhvilluar pasditen e kësaj të martë një takim me strukturat e PD-së në lagjen nr. 18 të Durrësit.




Përmes një postimi në facebook, Salianji shkruan se demokratët janë të motivuar për përballjen me kandidaten e mbështetur nga “Non Grata” i Ramës, duke iu referuar ish-kryebashkiakut të Partisë Socialiste, Vangjush Dako.

Në seksionin e Gjergjit në lagjen 18, në mbështetje të Luan Hotit.

Demokratët të motivuar në përballjen me kandidaten e mbështetur nga Non Grata i Ramës! Çdo votë për Partinë Demokratike është votë për ndryshim, votë për të mbrojtur mundin dhe sakrificën e çdo demokrati, votë për të ardhmen

Si përherë është kënaqësi dhe falenderim për çdo takim me demokratët!

Voto Partia Demokratike

Voto Luan Hoti”, shkruan Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.