OPINION

Pse shteti italian nuk reagon për Beketin?

18:00 - 23.02.22 Fatos Çoçoli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Françesko Beketi (në italisht Francesco Becchetti) ishte një sipërmarrës i rëndësishëm italian. Tani ai ndodhet në Londër, ndërsa drejtësia shqiptare e dënoi dje me 17 vite burg për katër akuza: vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, falsifikim dokumentesh dhe krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Lind pyetja. Përse nuk pati asnjë reagim nga shteti italian për një shtetas të tij të dënuar në Shqipëri, për më tepër, një sipërmarrës i rëndësishëm, i cili ngriti një televizion italian në truall shqiptar dhe ftoi shumë personalitete të spektakleve italiane për intervista, madje edhe punësim tek Agon? Arësyet i ka dhënë vetë media italiane me kohë. Më datën 14 dhjetor 2015, gazeta italiane “Fakti i ditës”   (https://www.ilfattoquotidiano.it/2015/12/14/agon-channel-truffe-milionarie-e-enorme-riciclaggio-le-accuse-a-becchetti/2303476/), në shkrimin e gazetarit italian Lorenzo Bagnoli me titull “Agon Channel-mashtrime miliona euro dhe riciklim i jashtëzakonshëm parash: akuzat ndaj Beketit”, cilësonte se “Sipas gjyqtarëve shqiptarë, perandoria e sipërmarrësit Francesco Becchetti do të ndërtohej në “një sistem të madh riciklimi” dhe në mashtrime prej miliona eurosh. Mashtrimet në të cilat pala e dëmtuar dhe mashtruesi përkojnë: ata janë gjithmonë kompani të lidhura me Becchetti-n. Me këtë sistem Becchetti mblodhi 38 milionë euro në Shqipëri dhe duhej t’u paguante taksa autoriteteve tatimore shqiptare për këto pesë pagesa që ka përfituar për hidrocentralin e Kalivaçit. Sipërmarrësi arriti të bëjë pasuri me hedhjet në gjyq për mosmarrëveshje të shpikura (midis kompanive të tij) dhe ortakëve në investim, përmes transaksioneve të kontraktuara me çmime të fryra (po midis kompanive të tij). Po si e bënte? Becchetti nuk ishte kurrë i vetmi që paguante rimbursimet ndaj punëve të shpikura: në gjykatë ai sillte gjithnjë partnerët e tij. Kjo është ajo që ne lexojmë në materialet e prokurorisë shqiptare për “italianin më të famshëm të Shqipërisë”, themeluesi i kanalit të parë të transmetuar në Itali me seli në anën tjetër të Adriatikut, “Agon Channel”. Beketi, si sipërmarrës i huaj, mori nga shteti ynë në vitin 1997 licencën për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit. Për dy dekada rresht, Beketi u specializua në hedhjen në gjyqe ndërkombëtare të partnerëve që bënte për vetë për ndërtimin e hidrocentralit, si gjigantin shtetëror italian të energjisë “ENEL” dhe superbankën gjermane Deutsche Bank. Në 6 vitet e fundit, eksperiencën e tij të vyer në gjyqe ndërkombëtare e vuri në provë me shtetin tonë, pasi gjykata jonë kishte nxjerrë mandatin ndërkombëtar për ta arrestuar dhe për ta sjellë të gjykohej në Shqipëri. Ne na fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milionë euro. Përveç arbitrazhit në Shqipëri, Beketi pati hapur gjyqe ndërkombëtare për partnerët e tij ndërkombëtarë. Tre prej të cilave me Deutsche Bank, një partner në kompanine e tij “Hydro shpk.”, e akuzuar për neglizhence dhe mos përmbushje të detyrimeve të veta kontraktuale. Dy nga tri gjyqet ndërkombëtare (arbitrazhet) të tij përfunduan me humbjen e bankës gjermane, e cila i pagoi, sipas mediave italiane, 159 milionë euro Beketit. Në buxhetet zyrtare të kompanive të Beketit vetëm 29 milionë u gjetën në nëntor 2011, ndërsa për mosmarrëveshjet me ENEL, sipërmarrësi Becchetti me gjyqet kundër kompanisë shtetërore të vendit të tij ka kërkuar dëmshpërblim mbi 440 milionë euro, që nga viti 2012. Vete mediat italiane na thone kush është Françesko Beketi. Është nipi i Manlio Cerroni-t, manjatit italian të prodhimit të energjisë nga plehrat, pronar i fushës së plehrave më të madhe të Evropës, Malagrotës pranë qytetit të Romës. Sipas shtypit italian, Cerroti eshte arrestuar nga policia italiane më 9 janar 2014 (https://www.ilfattoquotidiano.it/2014/01/09/rifiuti-7-arresti-a-roma-anche-il-patron-malagrotta-manlio-cerroni/836318/ ), nën akuzat e krijimit të një grupi kriminal, mashtrimit dhe trafikut të paligjshëm të mbeturinave. Kështu e njohin mediat italiane italianin Beketi, që u dënua dje me 17 vjet burg në Shqipëri. Ja përse shteti i tij nuk reagon për dënimin e rëndë të një qytetari të vet.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.