BOTA

VIDEO / “Mesi i Brazilit” përplas në pemë MekLarenin 600 mijë eurosh: Kemi zgjedhur një model tjetër

23:55 - 23.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori brazilian Paulo Henrike Soares dos Santos “Paulinjo”, është kthyer në protagonistin e mediave në vendin e tij në javën e fundit, pasi shkatërroi një makinë me një vlerë të jashtëzakonshme dhe po bëhet gati të blejë një të re në vend që ta rregullojë.




Lojtari 27-vjeçar, i cili 10 vite më parë, kur prezantohej të Kordoba në Spanjë e quajti veten “Mesi i Brazilit”, nuk ka pasur një karrierë që i afrohet asaj të argjentinasit, me kulmin e tij në 3 ndeshje në radhët e Portos. Por me siguri ka fituar miliona euro në eksperiencat e fundit në Kinë te Hebei Fortune dhe Shangai Port.

Eksperienca që bënë të mundur që ai të shkatërronte një makinë MekLaren teksa po shëtiste me gruan e tij në Ceilandia, por të mendojë qetësisht për të blerë një tjetër po aq të kushtueshme. Paulinjo u filmua disa ditë më parë teksa qëndronte pranë makinës së shkatërruar, por duket se nuk ka ndër mend të vërë dorë më mbi automjetin që kushton 600 mijë euro, pasi do të blejë një tjetër.

“Ne po shohim që tani për një tjetër MekLaren, kemi foto dhe video të modelit që na pëlqen”, tha ai. Ndërsa gruaja e tij, modelja Daiani Naiara, deklaroi se për lojtarin e rëndësishme në këtë moment ishte të përqendrohej te futbolli. “Edhe kjo makinë mund të riparohet, por kërkon para, kohë dhe energji. Ndaj më mirë të marrim një tjetër dhe ai të përqendrohet te futbolli”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.