BOTA

Ambasada ruse në Tiranë shpërndan mesazhin për luftën që nisi sot Putin

16:38 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada ruse në Tiranë shpërndau një mesazh me anë të së cilit thotë se sulmet ruse në Ukrainë kanë qëlluar drejt bazave ajrore ushtarake dhe jo drejt popullsisë civile. Mesazhi përmban 5 pika dhe shoqërohet me videon e një ushtaraku rus, gjeneral-major Igor Konashenko, i cili thotë se pamjet në rrjetet sociale janë shpërndarë nga mediat perëndimore, por në të vërtetë popullsia civile nuk është sulmuar.




“Videot e përgatitura shpërndahen përmes kanaleve të kontrolluara të telegramit dhe rrjeteve sociale.
Qëllimi i tyre është të akuzojnë Rusinë për sulme të supozuara të pahijshme dhe joproporcionale për të frikësuar civilët dhe për të transmetuar në kanalet televizive perëndimore. Dua të theksoj veçanërisht: forcat e armatosura ruse nuk godasin qytetet në Ukrainë. Asgjë nuk kërcënon popullatën paqësore” thotë gjenerali rus ne video.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.