BOTA

Deklarata e fortë e Xhohnson: Të ndalojmë diktatorin Putin qoftë dhe ushtarakisht

14:42 - 24.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Të ndalojmë diktatorin Putin, nëse është e nevojshme ushtarakisht, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Kjo aventurë e tmerrshme dhe barbare e diktatorit Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim”.




Kështu u shpreh kryeministri britanik, Boris Xhohnson, gjatë një konference për shtyp emergjente, për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Vladimir Putin sulmoi një vend mik, pa asnjë provokim dhe justifikim. Frika jonë më e madhe u bë realitet”, shtoi Johnson.

Kryeministri britanik iu drejtua dhe popullit rus se nuk mund ta besojë që kjo gjë është bërë në emrin e tyre. Xhohnson gjithashtu i bëri thirrje Europës t’i japë fund varësisë ndaj naftës dhe gazit rus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.