LAJMI I FUNDIT

“E Papranueshme”/ Presidenti i Turqisë, Erdogan dënon sulmin rus ndaj Ukrainës

14:42 - 24.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe Turqia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Sot raportohet se eshte mbajtur takimi i sigurisë nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku është diskutuar nderhyrja ushtarake e Rusisë ndaj Ukrainës.




Në takim është theksuar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ka shfuqizuar marrëveshjet e Minsk-ut, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është i papranueshëm.

Në takimin e sigurisë, gjithashtu janë vlerësuar përpjekjet për të ndaluar sulmin që kërcënon sigurinë rajonale dhe botërore, ndërsa Turqia do të vazhdojë të mbështesë unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.