BOTA

Flet Lavrov: Të shpresojmë se ka ende një shans për t’iu rikthyer ligjit ndërkombëtar!

16:17 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.




“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s,” thotë ai.

Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”.
Lavrov thotë se Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.