LAJMI I FUNDIT

Gjatë marsit nuk do të mund të përdorni abone/ Kompanitë e transportit lajmërojnë kolapsin ekonomik

14:44 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë muajit mars, nuk do të ofrohet shërbimi mujor i abonesë për transportin publik! Lajmi u bë i ditur nga unioni i Transportit Publik në Tiranë.




Ky vendim ka ardhur si pasojë e pamundësisë financiare për të funksionuar normalisht.

“Sa më sipër, për muajin mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (Abone), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik”, -shkruan Unioni.

Kjo është hera e dytë që qytetarët në Tiranë do të përballen me mungesën e abonesë, pasi aboneja e përgjithshme u hoq përkohësisht në maj të 2021, nga Bashkia Tiranë.

Në tetor të 2021-shit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë udhëzoi qytetarët në lidhje me rregullat e reja të abonesë së përgjithshme, rregulla të cilat nuk do të zgjasnin për shumë kohë, pasi marsi i 2022-shit do t’i rikthejë sërish tek mungesa e këtij shërbimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.