LAJMI I FUNDIT

“Jemi bashkë kundër agresionit rus!”, Spriopali i konfirmon Bashës: S’ka asnjë arsye për të dyshuar, Shqipëria krah aleatëve të saj!

11:48 - 24.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë.




Duke i kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Basha, Spiropali theksoi se e gjithë politika shqiptare është bashkë në këtë çështje.

“Ne e vlerësojmë këtë qëndrim të zotit Basha. Qeveria ka marrë të gjitha masat, në NATO. Kemi mbajtur qëndrim të fortë, janë në koordinim të vazhdueshëm për këtë agresion të paprecedent të Rusisë ndaj një vendi sovran, siç është Ukraina. Shqipëria ka mbajtur edhe qëndrim për çështjen e Krimesë. Jemi bashkë në këtë, nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e Shqipërisë krah aleatëve të saj, NATO dhe OKB dhe të gjitha forcave që janë të alarmuara, dhe që cënohet siguria në Europë.”, tha Spiropali.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kete peshqesh e kane nga bashkepunimi I Rames me Putinin, PER te perdorur parate e droges, packa se vriten njerez dhe ndodhen jashte ne mes te dimrit tend acarte. Zoti I denofte qe te dy atje ku t’i djege me teper. Mallkuar qofshin te dy.

    Përgjigju ↓
  2. Elias PALI ka dale te tregoje se ka qene tek parukierja per ta pelqyer Rama bashke me shoqet e saj.Fshati digjet dhe keto mostrat krihen. Eshte aleanca e qelbesirave me pushtin ne krye.

    Përgjigju ↓