LAJMI I FUNDIT

Ministrja e PS sulmon Tabakun: Si hetuese e asaj kohe, sikur ishte zgjedhur kryeprokurore e kombit. Dje mbante kokën ulur

12:13 - 24.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit per marredhenien me parlamentin, Elisa Spiropali, ne pergjigje te deklaratave te kreut te PD Lulzim Basha per ceshtjen e inceneratoreve, tha sot ne Kuvend se komisioni hetimor parlamentar “duhet të ishte pagëzuar “komisioni i malit që polli disa miushë”.




Spiropali ka sulmuar dhe kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabakun kur tha:

“Kryetarja që e nisi duke ngritur gishtin si hetuese e asaj kohe me një vetëkënaqësi në fytyrë sikur të ishte zgjedhur kryprokurore e kombit mbante kokën ulur e lexonte mesazhet që sa vinin e rralloheshin, dhjetë orë në një zbardhje jo se iu detyroheshim ju, por për publikun dhamë një shembull ushtrim demokracie”.

Elisa Spiropali i përgjigjet Lulzim Bashës dhe sulmon Jorida Tabakun:

Zoti Basha, unë nuk e kuptoj ku e gjeni ju guximin të ngriheni të përsërisni të njëjtën kasetë ku dje në epilogun e komisionit hetimor, u pa qartë si ai komision duhet të ishte pagëzuar “komisioni i malit që polli disa miushë”.

E qartë për gjithë shqiptarët fakti që ju keni gënjyer. Keni mashtruar. Ju u nisët për të nxirë dhe zbardhët cështjen e impiantet, faleminderit për ngritjen e atij komisioni të gjithë deputetëve se më në fund qytetarët patën mundësi të shohin e dëgjojnë si ju jeni një opozitë joserioze jo vetëm e thërrmuar në grimca por dhe grimca pa pikë besueshmërie.

Kryetarja që e nisi duke ngritur gishtin si hetuese e asaj kohe me një vetëkënaqësi në fytyrë sikur të ishte zgjedhur kryprokurore e kombit mbante kokën ulur e lexonte mesazhet që sa vinin e rralloheshin, dhjetë orë në një zbardhje jo se iu detyroheshim ju, por për publikun dhamë një shembull ushtrim demokracie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.