AKTUALITET

Sherr me thika mes 5 vajzave në mes të Tiranës, 3 prej tyre dërgohen me urgjencë në spital

14:10 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr me thika mes pesë vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar për fat të mirë pa pasoja të rënda. Sipas Policisë, tre prej tyre kanë përfunduar në spital.




Blutë e Tiranës raportojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetaset G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen në fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.