LAJMI I FUNDIT

“Shqipëria dhe SHBA në koordinim në NATO”, Kim takon Ramën dhe Xhaçkën për situatën e luftës

16:47 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja Juri Kim u takua me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka për situatën në Ukrainë. “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo” shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.




Mesazhi i plotë i Juri Kim:

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandWithUkraine”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.