BOTA

“Forcat ruse vazhdojnë avancimin drejt Kievit”/ Zyrtari britanik tregon planin e Rusisë: Kërkon të fitojë kontrollin e popullsisë ukrainase dhe të ndryshojë regjimin

22:38 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Objektivi i Federatës Ruse në Ukrainë është të “sigurojë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojë regjimin”, tha të premten në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street, shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Jim Hockenhull.




“Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë në dy akse drejt Kievit. Objektivi i tyre është të rrethojnë kryeqytetin, të sigurojnë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojnë regjimin”.

Zyrtari britanik i inteligjencës vuri në dukje gjithashtu se Rusia “vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën” me një “seri të bashkërenduar sulmesh” të nisura në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë natës të së enjtes deri të premten.

“Në Chernihiv dhe Kharkiv janë përdorur shumë raketahedhës,” vazhdoi Hockenhull.

 

 

“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë rezistencë të fortë, duke u fokusuar në mbrojtjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.