LAJMI I FUNDIT

Frika se lufta mund të vij edhe në Shqipëri, Rama: Lexoj komentet e qytetarëve të shqetësuar se nuk kemi raketa, jemi pjesë e NATO-s me detyra

19:34 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Është e vërtetë që Shqipëria, sanksionet e saj janë irrelevante në aspektin e volumit. Nuk është Shqipëria që vendos sanksione ndaj Rusisë, por aleanca që bie dakord. Shqipëria është pjesë e kësaj aleance dhe i përqafon vendimet e aleancës. Të njëjtën gjë bëjnë venet që janë të lidhura me aleancën, siç është Kosova. Kështu që ne besojmë hulumtimi që kemi bërë që nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese. Sigurisht që është luftë, nuk është dokumentar apo ngjarje që ndodh në nëj continent tjetër. SHumë vende të BE kanë shumë aktivitet në Rusi. Do të thotë që këto sanksione shkaktojnë shtrëngesa në ato vende, por dhe të vendeve të tjera në marrëdhënie me to. Është njësoj si ajo që diskutonim në diskutimet kur bëra lajmërimin e asaj për krizën e energjisë. Interpretimet ishin të ndrshme. Kur filluan muhabetet që ne prodhojmë energjinë vetë.




Shqipëria nuk është në NATO- një vend anëtar për të pasur raketa. Por ka një sërë priuoritetesh të veta. TË koordniuara me aleancën. Ka sot investime që po kryhet për një bazë ajrore të NATO-s. Do kemi avionet e NATO-s, nuk ka shqetësime. Sigurisht që nëse Lufta e Tretë Boptërore shpërthen, nuk e evitojmë dot as nuk parashikojmë dot që kur dalim nga shtëpia ndodh diçka” – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.