BOTA

Joe Biden bisedë telefonike me Presidentin Zelensky, ja çfarë është diskutuar

20:14 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensk.




Kjo bisedë ka marrë konfirmime nga Shtëpia e Bardhë dhe nga vetë presidenti Zelensky, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka thënë:

“Sapo është diskutuar me forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës @POTUS. Faleminderit SHBA-së për mbështetjen e fortë për Ukrainën”.

Sakaq, vlen të theksohet se Zelensky ka kritikuar ashpër NATO-n dhe ndihmën që ato nuk po i ofrojnë vendit të tij në këtë situatë.

“Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky. Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.