LAJMI I FUNDIT

A do largoheni nga “Ballkani i Hapur” nëse Serbia pozicionohet me Rusinë? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

19:44 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i Ballkanit të Hapur është një nismë e marrë duke e ditur qëndrimin dhe lidhjet e Serbisë me Moskën dhe pushtimi i Ukrainës nuk ndikon rrjedhimisht në këtë rast.




“Dokumentin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara e firmosi kjo shumicë dhe Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë nervlagjike brenda NATO-s, duke patur dhe komandën amerikane të Forcave Speciale për Evropën.

Komanda amerikane në Shqipëri do të thotë që nuk jemi vetëm, por jemi nga më të fortët.

E fundit besoj se ju ka rënë në sy që para pak kohësh kishim në ujërat tona aeroplanmbajtësen “Harry Truman”, që është një aeroport ushtarak masiv. Kjo do të thotë se nuk kemi ne arsye të shqetësohemi me të gjitha fuqitë e mundshme nga cilido për të pasur arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota. Për sa i përket Serbisë është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marr me Ballkanin e Hapur. Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamje e politikës së Jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhje e Serbisë me Rusinë. Presidenti I Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës një qëndrim tipik I dyzuar I serbëve.

Për sa i përket ecurisë së Ballkanit të hapur, është një çështje që pret”, tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.