LAJMI I FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rama: Të gatshëm të mirepresim refugjatët! Të gjithë vendet e krahut lindor janë shprehur hapur

19:32 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria është e gatshme të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.




“Natyrisht që qeveritë vlerësohen për atë që ndodh, por sytë e vëmendshëm të ekonomisë dhe financierëve i vlerësojnë për atë që nuk lënë të ndodhë. Është diçka shumë e rëndësishme për ne, dhe në punën tonë të përditshme të kësaj periudhe, mbajtja në kontroll e çmimit të energjisë. MëKjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi.

Ne sot në samit jemi angazhuar në fakt këtë herë, e kanë bërë këtë gjë shumë vende të tjera, jo si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugëve. Megjithëse prej vitesh ishin në krah të forcave të NATO-s për të mikpritur njerëzit, familjarët që largohen dhe do largohen nga Ukraina. Siç e thashë në këtë situatë, çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve.

Të gjitha vendet e krahut lindor pa përjashtim janë shprehur hapur për këtë gjë. Bëhet fjalë për shifra për shumë më pak zero. Jemi në një fazë të jetës tonë politike ku zerot i kemi si kusur në debatin politik. Këto janë pak a shumë gjërat që mund të them në hyrje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.