BOTA

Oferta e Putinit për negociata, SHBA-të “paralajmërojnë” Ukrainën: Diplomaci jo reale! Nuk bëhen bisedime nën tytën e armës

21:43 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si një formë “diplomacie jo reale”.




Duke folur me gazetarët në Uashington të premten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytën e armës”.

“Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen” tha ai.

Ai shtoi se: “SHBA-të nuk kanë parë asnjë tregues se Putini është i gatshëm të lejojë suksesin e diplomacisë.”

Kujtojmë se më herët këtë të premte, Kremlini deklaroi se Putini ishte “gati” për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të “neutralitetit” dhe “çmilitarizimit” të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.