BOTA

OKB publikon shifrat: Ja sa ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës

20:09 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 50,000 persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit rus, tha shefi i agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.




“Më shumë se 50,000 ukrainas janë larguar nga vendi në 48 orët e fundit, shumica prej të cilëve kanë ikur në Poloni dhe Moldavi”, tha Filippo Grandi.

Ai shtoi se “shumë të tjerë janë duke lëvizur drejt kufijve”.

OKB-ja tha të enjten se afro 100,000 persona janë zhvendosur brenda vendit, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.