BOTA

Rusët morën në kontroll Çernobilin, ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Ushtria ruse po mban peng 92 punonjës të termocentralit bërthamor

23:54 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova thotë se 92 punonjës të termocentralit bërthamor të Çernobilit po mbahen peng nga ushtria ruse.




Ajo deklaron për CNN se për këtë arsye ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte siç kërkon termocentrali.

“Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil. Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, dhe për këtë arsye u drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.

Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.