LAJMI I FUNDIT

“U dërguam ambasadave 4 paditë për inceneratorët”/ Kryemadhi: SPAK dhe donatorët e reformës në drejtësi janë në test! Paratë kanë lënë gjurmë në Qipro e Maltë

22:50 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ajo u ka dërguar 4 padi të përkthyera për inceneratorët, ambasadave të huaja në Tiranë.




Gjatë një interviste për emisionin “Zonë e Lirë”, Kryemadhi deklaroi se kjo çështje është një test për SPAK dhe donatorët e reformës në drejtësi.

“Nëse kjo çështje do të mbyllet, sepse komisioni e zvarriti në kohë veprimtarinë e SPAK-ut. I ka prishur punë SPAK-ut. Pse e kemi votuar reformën zgjedhore me 140 vota. Komisioni ishte një shoë politik. E zhvendosi vëmendjen për të shpëlarë opinionin publik. Pamë një kryeministër që në 10 orë bullizonte anëtarët e komisionit. I vetmi mjet për ta ndalur është ta bullizosh. SPAK është në test. Nëse nuk çon deri në fund procesin, reforma në drejtësi dështon. Topi nuk është në fushën e Ramës, mediave apo parlamentit, por në fushën e SPAK.

Me intriga më të mëdha, nuk përdoreshe fjala inceneratorë. SPAK sot nuk mund të thotë që unë nuk kam çështje. Nuk mund të thotë që nuk kam dokumente. Ka 4 padi të firmosura. U kemi dërguar ambasadave 4 padi të përkthyera. Është bërë sepse filozofia e kësaj dosje nuk është më Edi Rama. Sot është dëshmitari, nesër i pandehuri. Sot janë në test reforma në drejtësi dhe donatorët. Paratë kanë lënë gjurmë në Qipro e Maltë” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Edi Rama e bëri mbrojtjen e fundit lidhur me inceneratorët, ndërsa çështja është te SPAK, i cili duhet të tregojë vullnetin, dhe te ndërkombëtarët, që kanë pompuar reformën ndrejtësi.

“Unë do të merrem me SPAK, do të shkoj derë më derë te ata që e kanë suportuar reformën në drejtësi, dhe do të tregoj atë se çfarë ndodhi, pasi kjo e inceneratorëve është prova e Prokurorisë Speciale në zbardhjen më pas të të gjithë koncensioneve në Shqipëri”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.