BOTA

VIDEO/ Ekzekutohen me breshëri plumbash! Të veshur si ushtarë ukrainas, si u zbuluan dy rusët

22:30 - 25.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë luftimeve të sotme në Ukrainë, janë raportuar se ushtarët rusë kanë përdorur uniformat e ushtrisë ukrainase për t’u infiltruar më thellë në territor.




Sipas mediave të huaja, janë regjistruar dy incidente ku janë regjistruar episode të tilla.

Incidenti i parë ndodhi në një parking të hapur që ndodhet përballë një kompleksi pallatesh në Obolon në veri të Kievit.

Nga pamjet e publikuara, dy rusë dyshohet se u ekzekutuan nga një ushtar ukrainas disa çaste pasi ata vodhën një kamion të ushtrisë ukrainase.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, kamioni që mbante automatikun nga pas po lëvizte në parkingun e jashtëm.

Dy pasagjerët, të maskuar si ushtarë ukrainas hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë. Menjëherë pas kësaj, ndërsa të shtënat vazhduan, një ushtar ukrainas iu afrua dhe konfirmoi vdekjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.